Nga këto vendbanime janë 21 rastet me Covid 19 nga Komuna e Prizrenit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive.
Në Koumën e Prizrenit janë 21 raste nga këto vendbanime:
Nga Prizreni 18 raste
Nga fshati Lybeqevë 1 rast
Nga fshati Romajë 1 rast
Nga fshati Zhur 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!
Respektoni distancën!