Së shpejti linjë e autobusit Kukës-Prizren
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin dhe Ruzhdi Kurtishajn nga shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Gjici përmes një shënimi në Facebook ka treguar se ndër temat e takimit ishte edhe vendosja e një linje të transportit publik Kukës-Prizren.
“Shumë shpejt pritet që të nënshkruhet edhe marrëveshja nga të dyja palët, duke krijuar mundësi dhe lehtësira për qytetarët”, ka shkruar Gjici.
Ai ka shprehur gatishmërinë e Bashkisë së Kukësit edhe për bashkëpunime të tjera me Kosovën.