Ngacmoi ish-bashkëshorten, arrestohet nga Policia në Prizren
Një person është arrestuar në Prizren.
Ai dyshohet se ka ngacmuar ish-bashkëshorten e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar, shqetësuar dhe ofenduar në vazhdimësi ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.