Përkeqësimi i motit dhe vërshimet, komuna e Prizrenit themelon shtabin emergjent
Komuna e Prizrenit ka marrë vendim për themelimin e Shtabit Emergjent për gatishmëri emergjente lidhur me gjendjen e krijuar nga të reshurat e shiut.
“Ky Shtab do të jetë i angazhuar 24 orë në ditë, gjatë gjithë javës, dhe do t’i merr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e pasojave që vijnë nga të reshurat atmosferike.
Shtabi Emergjent do të veproj në bazë të rrethanave dhe situatës së krijuar në Komunën tonë.”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.