Nëntori muaji i shqiptarëve
Nëntori muaji mjaft i rëndësishëm për ne. Ky muaj mund të quhet “muaji ynë historiko-kulturor” për faktin se në këtë muaj ndodhën ngjarjet historiko-kulturore më të rëndësishme për vendin tonë.
Shkruan: Bekri Murselaj
Muaji nëntor për ne shqiptarët, është muaji historisë, lavdisë dhe kulturës tonë kombëtare.
Zanafilla e historisë së këtij muaji lidhet me emrin e kryetrimit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ku me gjithë heroizmin e tij e mbrojti atdheun nga armiku.
Pse po themi që zanafilla e historisë sonë lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut?
Fakti që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në Krujë më 28.11.1443.
Ngjarjet në vazhdim në këtë muaj rrodhën rastësisht apo me qëllim nuk ka shumë rëndësi, por e rëndësishme është se nëntori mund të quhet “muaji ynë historiko-kulturor”.
Kongresi i Manastirit (Kongresi i Alfabetit) 14-22.11.1908 është përpjekja e vazhdueshme e intelektualëve për të mëvetësuar gjuhën dhe kulturën tonë kombëtare, që prej librit të parë shqip, “Mesharit” të Gjon Buzukut të vitit 1555.
Por shqiptarët vazhduan angazhim intelektual dhe atdhetar ndër vite e shekuj, për të ardh te viti 1912.
Më 28.11.1912 u bë Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, ku, kjo ngjarje erdh si rezultat i kryengritjeve dhe mospajtimeve të popullit tonë në vazhdimësi.
Ndërsa më 25.11.1944 u hap Biblioteka e parë në Prizren, që do t’u jap shtytje edhe shumë ngjarjeve historiko-kulturore në vend.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë do të lind në djalë që do të bëhet udhërrëfyesi i lirisë së Kosovës, pikërisht më 28.11.1955, do të lind komandanti legjendar Adem Jashari.
Historiku i nëntorëve të rëndësishëm për ne do të vazhdon ku, më 20-25.11.1972 u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit i gjuhës shqipe, që i bëri bashkë në të shkruar Veriun dhe Jugun apo gegën dhe toskën.
Më 28.11.1997 ndodhi dalja publike e UÇK-së. Që kjo dalje deri në atë moment ishte një lëvizje ilegale dhe guerile e popullit tonë në kërkim të lirisë.
Pra, muaji nëntor është muaji që na kujton heroizmin, intelektualitetin, lavdinë dhe krenarinë tonë kombëtare.