Tentoi të vidhte një veturë, prizrenasi zihet në flagrancë nga policia
Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:08.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar është zënë në flagrancë duke vjedhur një veturë. I njëjti është arrestuar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një kaçavide një set çelësa si dhe një pajisje elektronike për de aktivizimin e alarmit të GPS-it të automjeteve”, ka njoftuar policia.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.