Kosova bën edhe një hap për vizat, tash Presidenca çeke nis negociatat me Parlamentin Europian
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE’së ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në bazë të këtij mandati, presidenca do të nisë negociatat me Parlamentin Europian, raporton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavský.
“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, migracionin, menaxhimin dhe sigurinë dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, tha ai.