I kemi “prekur në tel”, Jona Hoxha ”ankohet” në shkrimin “Fotografia e “turpit”…
“Ndoshta e ke shkruar …”
“E kam shkruar dhe qëndroj prapa atij shkrimit…”
“Po ne i jemi hapur…të tjerët se kanë bërë…”
I shikova i habitur dhe e lash në zyrë…Ika…
Shkrimi “Fotografia e “turpit” të të gjitha partive politike në Prizren” e ka arritur qëllimin e vetë…por
pyetem ku i kemi prekur…kaq shumë…
Në tenderin e druve që e ka fituar njeriu e nuk përgjigjet…
Ne sëmaforat që s’punuan shumë ditë, ndërsa arsyetimi ishte se “…është ndalur rryma”
Apo në tenderin e shënjëzimit…që e ka fituar aperatori e nuk lajmërohet…Kështu tha në komitetin për Politikë dhe FInanca, Çelë Lamaj drejtor i Shërbimeve Publike.
Ne e dimë…ku e pse…
Nuk e di kujt i ka “djegur” më shumë, por nuk iu ka pëlqyer që ju kemi thënë “po zgërdhihen”
“Jemi knaq në Tiranë…” më tha një kuvendar…
“Pse a për mu kanq keni shku a”
“Pse çka kujtove ti…
Asgjë s’kujtova unë se e di që këto organizime bëhen sa për “t’u parë mes vete”.
“Me ftesë kemi shku…”
Mirë që keni shku..
Po ç’patë Jona Hoxha nga Zyra për Mërrëdhënie me Publikun e kryetarit…
Veç ajo e di.
Ajo s’ka pas ftesë për Tiranë…
Ndërsa sot e ndërmorri një hap “shumë të guximshëm” duke e nëpërkëmbur besimin që e kisha për të…
Kaq njëherë për njëherë…