Ka filluar pajisja me vërtetim për furnizim me dru për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe për rastet në asistencë sociale në Komunën e Prizrenit
Sot ka filluar pajisja me vërtetim për furnizim me dru për ngrohje për familje të dëshmorëve, invalidëve të luftës së UÇK-së dhe për rastet nën asistencë sociale në Komunën e Prizrenit.
Vërtetimi merret në zyrat e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në rrugën “Wilian Walker” p.n. në Prizren.