Nga këto vendbanime janë 18 të infektuarit me Covid 19 nga Komuna e Prizrenit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.620 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 560 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë 18 raste nga këto vendbanime:
Në Prizren 12 raste,
Në fshatin Gjonaj 1 rast,
Në fshatin Krajk 1 rast,
Në fshatin Piranë 1 rast.
Në fshatin Reçanë 1 rast,
Në fshatin Velezhë 1 rast,
Në Zhur 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!/Prizreni Sot/