Përfshihet nga zjarri një ish fabrikë në Prizren, dyshohet se ndodhi për shkak të djegies së mbeturinave

Një incident zjarri ka ndodhur dje në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren.

Policia njofton se është raportuar se një ish fabrikë është përfshirë nga zjarri, derisa thuhet se dyshimet janë që zjarri është shkaktuar si pasojë e ndezjes së disa mbeturinave.

 “INCIDENT ZJARRI | Rr. Turgut Ozal, Prizren 04.01.2023 – 15:00. Është raportuar se një ish fabrike është përfshirë nga zjarri. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasoj e ndezjes së disa mbeturinave. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është lokalizuar zjarri. Deri më tani nuk dihet vlera e dëmit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *