Prokuroria në Prizren: 9 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 24 orë, një (1) person të dyshuar (i mitur) për shkak të veprës penale “Mashtrimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *