Nga këto vendbanime janë 18 rastet e Komunës së Prizrenit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.
Në Komunën e Prizrenit janë 18 raste, nga këto vendbanime:
Në qytetin e Prizrenit 15 raste,
Në fshatin Atmaxhë 1 rast,
Në fshatin Caparcë 1 rast,
Në fshatin Piranë 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën! Respektoni distancën!