Në Prizren kërkohen të dyshuarat për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”
Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.
Me datën 29/12/2022 në ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali.
Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarave.
Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon:
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
- E-mail adresa: [email protected]