Gruaja nga Rahoveci raporton në Polici se ish-burri ia ka marrë fëmijët dhe ka udhëtuar në Gjermani

Një grua në Rahovec ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj ia ka marrë dy fëmijët e saj dhe ka udhëtuar për në Gjermani, pa aprovimin e saj.

Sipas Policisë, kujdestarinë për dy fëmijët e kishte gjyshja e tyre.

“MARRJA APO MBAJTJA E KUNDËRLIGJSHME E FËMIJËS- Rahovec 12.02.2023, 18:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dy fëmijët e saj për  të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marr  ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *