Ky është rrjeti social që ju vjedh më shumë të dhëna personale se çdo platformë tjetër

Gjigandët e mediave sociale gjurmojnë çdo lëvizje të përdoruesve të tyre duke siguruar një sasi të konsiderueshme të dhënash personale prej tyre. Megjithatë, disa prej këtyre platformave, mbledhin më shumë informacion se të tjerat.

TikTok rezulton të jetë mbledhësi më i madh të dhënave, në krahasim me çdo media tjetër sociale apo platformë mesazhesh, sipas një studimi të bërë nga një kompani e sigurisë kibernetke, Internet 2.0.

Platforma, e cila është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, numëron sot rreth 1 miliardë përdorues aktivë në të gjithë botën. Por, kjo platformë ka po ashtu, më shumë se dyfishin e gjurmuesve në kodin e burimit, krahasuar me mesataren e industrisë.

TikTok mbledh të dhëna nga sjellja e përdoruesve të tij për të “ushqyer” algoritmin përgjegjës për feed-in kryesor. Por, po ashtu aplikacioni mbledh të dhëna për rrjetin wi-fi që përdorin dhe kartën SIM.

TikTok, ndiqet nga Microsoft Teams, Outlook, Instagram, Twitter dhe Snapchat në dhjetëshen kryesore të 22 kompanive madhorë që mbledhin më shumë të dhëna nga përdoruesit e tyre.

Kurse, Facebook u vlerësua si një nga më të mirët, në vendin e gjashtëmbëdhjetë.

Duke përdorur softuerin Malcore, Internet 2,0 i dha secilit aplikacion një rezultat bazuar në sasinë e informacionit personal të mbledhur. TikTok arriti një total prej 63.1 – më i lartë se VK, versioni rus i Facebook-ut i ndaluar nga Apple. I treti listohet Viber, i pasuar nga Microsoft Teams, Outlook dhe Instagram./A2CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *