Arrestohet një person në Prizren, pasi shkeli urdhrin mbrojtës dhe kanosi bashkëshorten me largim nga shtëpia
Një burrë në Prizren është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se ka shkuar te bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia.
Sipas Policisë, bashkëshortja ka pasur urdhër mbrojtës pas një rasti të mëhershëm të dhunës në familje.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Prizren 08.03.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti kishte shkuar tek bashkëshortja e tij dhe i kishte thënë se do ta largojë nga shtëpia edhe përkundër se bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtës, pas një rasti të mëhershëm dhunë në familje. I dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.