Prizrenasi tejkalon shpejtësinë, i merret patenta për një vit dhe i shqiptohet gjoba 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në një pikë të rregullt kontrolli më datë 11 mars 2023 në Prizren, ka hasur në një person i cili kishte tejkaluar shpejtësinë ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h.

Si pasojë Policia i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.

Njoftimi i plotë:

Ngasësit në Prizren i merret patentë shoferi për një vit dhe i shqiptohet gjoba 500 euro për tejkalim të shpejtësisë

Prizren, 13 Mars 2023

Policia e Kosovës me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve mban pika të kontrollit në vende dhe kohë të ndryshme.

Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, me datë 11 mars 2023 në Prizren një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *