Gruaja në Rahovec raporton në Polici se burri dhe vjehrra kanë ushtruar dhunë ndaj saj
Gruaja në Rahovec ka raportuar se burri dhe vjehrra e saj kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, ndërsa të dyshuarit janë liruar.
“DHUNË NË FAMILJE- Rahovec 15.03.2023 – 08:50. Viktima femër kosovare ka informuar se bashkëshorti dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”