Arrestohet prizrenasi që mori 17.000 euro duke mashtruar për vizë pune
Policia e Kosovës e ka identifikuar dhe arrestuar dje në Prizren të dyshuarin kosovar, për veprën penale mashtrim.
I njëjti, kishte mashtruar një person tjetër, ku i kishte marrë 17.000 euro në këmbim të sigurimit të një vize pune, transmeton klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ishte raportuar tek autoritetet dhe ishte nën hetime intensive që nga 3 marsi i vitit 2022.