Për një muaj 156 çifte u divorcuan, 10 raste nga komuna e Prizrenit

Për një muaj në Kosovë e jashtë saj, sipas të dhënave të regjistruara të ASK-së për muajin janar 2023, 156 çifte ‘ndanë rrugët’. Ky numër është më i lartë se në janarin e vitit 2022.

Komuna ku më së shumti pati raste të shkurorëzimeve është komuna e Podujevës me gjithsej 20 sosh, pas saj me nga 10 raste komuna e Prizrenit, Skenderajt dhe e Vushtrrisë.

Me numër më të vogël të shkurorëzimeve të çifteve pati edhe në komunat tjera në përjashtim të komunave: Leposaviq, Obiliq, Zveçan, Junik,  Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot, dhe Mitrovicë e Veriut. Në këto komuna nuk ka asnjë shkurorëzim të regjistruar, njashtu edhe jashtë Kosovës.

Në krahasim me të dhënat për muajin e njëjtë të vitit 2022, numri i martesave që morën fund apo shkurorëzimeve brenda dhe jashtë vendit, është rritur për 37 shkurorëzime më tepër. Numri i shkurorëzimeve në muajin janar 2022 ishte 119 raste.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi ASK thotë se është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC), dhe rekomandohet, që këto të dhëna të merren si të dhëna preliminare dhe jo si të dhëna përfundimtare.

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] publikon të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin janar 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *