Rukiqi rendit implikimet praktike të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për sektorin privat
Pas shumë dështimeve, të premten e 4 nëntorit deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta votojnë në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Menjëherë pas dekretimit të presidencës, Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Për këtë ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi.
Rukiqi ka treguar për implikimet praktike të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për sektorin privat.
Si implikim të parë Rukqi sheh qasjen në financa dhe sigurimin e likuiditetit për kompanitë.
Më poshtë sjellim shkrimin e Rukiqit në “Facebook”:
Implikimet praktike tw Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike pwr sektorin privat
1) Qasja ne financa dhe sigurimi i likuiditetit për kompanitë: Kompani nga sektorë të ndryshëm te ekonomisë. Kane rënie te qarkullimit ne shkalle te ndryshme. Kjo renie e qarkullimit e ka veshtiresuar aftesine e kompanive per t’i mbuluar shpenzimet qe krijohen gjate operimit. Ne rastet kur kompanite kane probleme financiare ne Kosove, alternative te vetme ku drejtohen e kane banken. Ne tere periudhen e pandemise, bankat kane shternguar kriteret e financimit afatshkurte apo afatgjate per bizneset nga sektoret qe kane renien em te madhe te qarkullimit. Dispozitat e Ligjit per Rimekembjen Ekonomike qe mundesojne dritare te reja garantuese per bizneset, permes Fondit per Garantimin e Kredive, krijojne mundesi qe bizneset me garancen e shtetit te sigurojne financime te reja nga bankat, per likuiditet (kapital qarkullues) apo projekte investive dhe te kene me shume komoditet per ristrukturim te pozicionit te tyre financiar. Mbi 100 milione pritet te jete skema e garantimit te kredive, gje qe mundeson mobilizim te rreth 400 milione eurove, per financim te bizneseve;
2) Ligji per Rimekembjen, krijon baze ligjore per nje “kuazi” amnisti fiskale, per te lehtesuar gjendjen financiare te biznesve qe nuk kane arrit te paguajne tatimet e rregullta, rrjedhimisht jane ballafaquar me ndershkime/gjoba tatimore dhe me kamata per shkak te vonesave ne pagesen e tatimeve. Nje pjese e ndershkimeve dhe kamatave per vonesat ne kryerjen e obligimeve tatimore do te “falen”, per te lehtesuar gjendjen e renduar te bizneseve te ndikuara nga pandemia;
3) Per prodhuesit vendore: Perparesi ne projektet e financuara me parane publike (blerjet permes prokurimit publik) dhe TVSH ) 0% per lenden e pare te blere brenda vendit (kjo amse pritet te rrit aftesine konkurruese per bizneset vendore qe prodhojne lende te pare);
4) 200 milionet per financim direkt te bizneseve: Ne menyre qe keto mjete te kane efektin maksimal ne ekonomi,te njejtat duhet te te shperndahen shpejte. Duhet te ndertohet nje sistem i thjeshte per aplikim dhe shperndarje. Kesaj rradhe ka me shume kohe per planfikim te shperndarjes, prandaj duhet te prioritizohen me mire sektoret. Sektoret me renie me te madhe te qarkullimit duhet te pranojne vlere me te larte nga keto mjete. Poashtu duhet te kete skema te vecanta te financimit per: eksportin, ekonomine dixhitale, ekonomine e gjelbert, bizneset e reja, grate ne biznes dhe riaftesimin e fuqise punetore.