Sonte gjysmëfinalja e dytë e Eurovizion-it, performon Albina dhe familja Kelmendi
Përfaqësuesja e Shqipërisë Albina Kelmendi – Albina dhe familja Kelmendi nga Kosova, do të performojnë sonte me këngën “Duje”, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit evropian të këngës “Eurovizion 2023” që nis nga ora 21:00.
Albina&Familja Kelmendi do të performojë e 14-ta me radhë në gjysmëfinalen e dytë “Eurvizionit”.
Kalimi i përfaqësuese së Shqipërisë në finale të “Eurovizionit” të sivjetmë do të varet edhe nga votimi që do të bëhet përmes telefonatave.
Përveç Shqipërisë në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovizonit” do të garojnë edhe Austria, Armenia, Belgjika, Estonia, Danimarka, Rumania, Qipro, Islanda, Greqia, Polonia, Sllovenia, Gjeorgjia, San Marinon dhe Austria.
Pjesëmarrje në natën finale e kanë siguruar edhe Zvicra, Suedia, Kroacia, Moldavia, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Serbia dhe Norvegjia.
Nata finale e ‘Eurovizion 2023” mbahet të shtunën në 13 maj në “Liverpool Arena”.
Edicioni i sivjetmë i “Eurovizionit” po mbahet në Liverpul të Britanisë së Madhe.