Haradinaj kujton masakrën në Tusuz të Prizrenit: Nuk do të ndalemi derisa të ndëshkohen përgjegjësit
Sot janë bërë 24 vjet nga masakra në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht 27 civilë të pafajshëm dhe dogjën mbi 250 shtëpi.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar këtë masakër duke thënë se pushtuesi serb e bëri këtë në tentim të zhbërjes së qenies shqiptare.
“Gjaku i derdhur i martirëve na obligon të mos ndalemi kurrë derisa përgjegjësit e këtyre masakrave të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.