Vdes një punëtor në Prizren pasi ra nga lartësia e një objekti, arrestohet pronari i biznesit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë dje në Prizren, pasi kishte rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke kryer disa punime.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar pronarin e biznesit.
“Prizren 26.05.2023 – 14:40. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke kryer disa punime, në rrethana të pa njohura dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit. Si pasojë, viktima ka vdekur. Në lidhje me rastin është arrestuar pronari i biznesit i dyshuari mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.