Arrestohet një person që i iku policisë, vetura ishte pa regjistrim dhe e ngiste në gjendje të dehur
Me date 05/06/2023 rreth orës 21:15 patrulla policore e Njësisë Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, gjate patrullimit me veture civile, në rrugën Wiliam Volker, në lëvizje ka verifikuar targat e një automjeti, i cili ka rezultuar pa regjistrim nga data 02/06/2021.
I dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është future në një rrugice. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë.
I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore.
Zyrtaret patrullues kanë vazhduar me kërkimin e veturës në fjale dhe kane ndaluar, i Njëjti posa ka vërejt veturën e policisë ka zbritur nga vetura dhe ka filluar te vrapoi në këmbë në drejtim të stacionit të trenit.
Megjithatë atrukka policore kanë arrite të ndalojnë te dyshuarin pas rreth 600 m ( E.E.23 vjeç ) nga Prizreni, i cili ishte në gjendje të dehur, ai arrestohet, prangoset dhe dërgohet Stacion për procedurë ligjore.
Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur.
Nga sistemi i te dhënave për personave vërtetohet se ai ka një te kaluar kriminale si i dyshuar per rastet vjedhje grabitqare, dhune ne familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike.