Prizren: 30-vjeçarja kthehet në pikë të mëngjesit në shtëpi dhe shkakton probleme, babai ia thërret Policinë
Konfliktet në familjet kosovare janë mjaft të shpeshta dhe jo rrallëherë këto raste kanë përfunduar në Polici. Mosmarrëveshjet për prona, paratë e arsye të ndryshme janë motivet që i shtyjnë baballarët, vëllezërit e motrat që të përshihen në përleshje të ndryshme, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në një familje në Prizren, ku një vajzë 30-vjeçare dyshohet se iu ka shkaktuar telashe familjarëve, në pikë të mëngjesit.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur kur vajza ishte kthyer në shtëpi pasi s’ka qenë gjatë gjithë natës në shtëpi.
Për motive akoma të panjohura, e njëjta e ka shqetësuar familjen me britma, e duke shkaktuar edhe dëme në shtëpi, për çka babai i saj u detyrua ta kërkojë ndihmën e Policisë.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara fillimisht është kontrolluar e më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e saj para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarës, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.