Fesivali “Fluturat 2023” do të mbahet me 22 qershor  (të enjten) në Kejin e Lumbardhit në Prizren

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2023” do të mbahet nën qiellin e hapur me 22 qershor  (të enjten) në Kejin e Lumbardhit në Prizren.

“Në skenë do të paraqiten fëmijët me këngë të krijuara për këtë festival, që do të vijnë nga e gjithë gjeografia shqitare.”  thotë Bukurije Krasniqi drejtoreshë e OJQ “I – Helix.

Krasniqi thotë se në edicionin i sivjetëm do  të ketë shumë shpërbilme.

“Juria profesionale e festivalit, e cila do të bëhet publike në natën e festivalit do të bëjë përzgjedhjen e tri këngëve më të mira dhe gjithashtu do të ndahet edhe çmimi i festivalit “Flutura e argjendë”. Shpërblimet nuk do të përfundojnë me kaq sepse do të ketë edhe shumë shërblime të tjera”, thotë organizatori.

Këngët tashmë janë gati dhe me 22 qershor (të enjten) në një skenë madhështore në kushte ideale do të mbahet festivali, kështu që organizatori i fton qytetarët prizrenas që me fëmijët e tyre të vijnë e ta shohin.

Festivali fillon në orën 20.00

Organizator i festivalit është OJQ I Helix bashkepunim me Komunen e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *