Ndalohen garat ilegale të shpejtësisë në Prizren , shqiptohen 17 gjoba
Me datë 21.06.2023, ndërrimi i pasdites së Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren në asistim edhe nga patrulla e Stacionit Policor Prizren- Veri kanë punuar në parandalimi i garave të shpejtësisë”, ne baze te urdhrit operativë të për të njëjtin qëllim.
Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te parkingjet për rreth bizneseve , policia ka has një numër të automjeteve, disa nga ato kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme, patrullat kane kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion, gjithsej janë shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit.
Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.
Vlen të ceket se ky është një koordinim i mirë mes dy stacioneve policore dhe një punë shumë e mirë e intervenimit të ekipeve të patrullave në parandalimin e garave të shpejtësisë dhe ngasjes së rrezikshme, dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.
Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitet të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim.