U mbajt festivali Fluturat 2023: “Fluturën e argjendë” e fitoi Leona Goranci me këngën “Ndiq ëndrat e tua”
Mbrëmë në Kejin e Lumbardhit në Prizren, në një atmosferë të mrekullueshme, u mbajt festivali Fluturat 2023. Në këtë edicion, të 19-in morrën pesë 17 këngëtarë të vegjël të cilët i kënduan këngët e kompozuara enkas për këtë festival.
Kryetari I Prizrenit Shaqir Totaj tha në fillim të këtij festivali se gjëra të mira në kohë të fundit po ndoidhin vec në Prizren. Ai tha se ky është edicioni I 19 dhe ky festival tashmë është tradicional.
“ Ne themi se fëmijët janë e ardhmja jonë, unë po them se e ardhmja fillon këtu” tha Shaqir Totaj.
Në vazhdim 16 këngëtarët e vegjël u paraqitën para publikut me këngët e tyre.
Juria profesionale e përbërë nga Nora Rrema Alishani, Veton Perolli dhe Musa Bushrani vendosën që Cmimin Flurtura e argjëndë t’ia ndajnw këngëtares Leona Goranci e cila e këndoi këngën Ndiq ëndrat e tua.
Cmimin e parë e fitoi kënga “Adoleshenca” e kënduar nga Lea Bedra. Cmimin e dytë e fitoi kënga Celulari i Altinit kënduar nga Greta Gjini ndërsa vendin e tretë e fitoi kënga Fjala nënë e kënduar nga Erdi Aliu,
Juria ndau edhe edhe cmimin për interpretimin më të mirë, e cila iu nda këngës Gostivari e cila u këndua nga Lis Demiri. Për paraqitje skenike u shpëblye Amaro Gili, ndërsa debutante Nejla Ibrahimi.