Të premten do të fillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës nga Udhëkrqi e Spitalit deri të Qafa Kishës
Komuna e Prizrenit njofton se nga data 07 korrik 2023 (E premte), do të fillojnë punimet në rehabilitimin e rrugës “Ismet Jashari – Kumanova” në Prizren.
Punimet do të kryhen nga udhëkryqi i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit (rreth rrotullimi) deri tek “Qafa e Kishës”, ku, do të bëhet gërryerja e shtresës së dytë të asfaltit dhe riasfaltimi, si dhe do të vendosen ujëmbledhësit e rinj.
Meqë është rrugë e frekuentuar, kërkojmë mirëkuptim dhe bashkëpunim nga banorët e kësaj pjese të qytetit në mënyrë që punimet të realizohen sipas planit dinamik të paraparë.