30-vjeçari në Prizren ushtron dhunë ndaj babait të moshuar, intervenon Policia
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Me një situatë të tillë është përballur një person i moshuar në Prizren, i cili ka denoncuar djalin e tij për dhunë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.