Gastronomët thirrje Qeverisë për zgjatje të orarit të punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, iu kanë bërë thirrje institucioneve të vendit për zgjatje të orarit të punës.

Në këtë thirrje, gastronomët thonë se sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar. Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit.

Ky është postimi i plotë i kësaj shoqate:

THIRRJE PËR ZGJATJEN E ORARIT TË FUNKSIONIMIT TË BIZNESEVE

Që nga marsi e deri më tani, shëndeti publik dhe ekonomia e vendit tonë është goditur nga pandemia dhe masat e vendosura nga institucionet publike.

I kemi pasur disa tentativa modeste për të ndikuar në ekonomi nga ana e shtetit, por fatkeqësisht të pasukseshme. Sa më shumë kohë që nuk jemi përkrahur ekonomikisht, dëmet janë përshkallëzuar edhe më shumë.

Duke marrë parasysh situatën dhe mos-efektivitetin e masave, ne njëzërit edhe me Odat dhe Shoqatat tjera sektoriale, i bëjmë thirrje Qeverisë që të drejtojë fokusin drejtë çështjeve ekonomike dhe të ngrisë nivelin e dialogut publiko-privat. Rrjedhimisht, ne konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së.

Respektivisht, sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar. Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit.

Për këto arsye, zgjatja e orarit pashmangshmërisht duhet të ndodhë!

Sinqerisht,

SHGK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *