Prokuroria në Prizren: 17 aktakuza kundër 18 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *