Zhduket një vajzë e mitur në Prizren, nëna dyshon se ka ikur me një person
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mëngjesin e djeshëm një grua në Prizren, e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më.
Sinjali mëson se sipas dyshimeve të nënës, 15-vjeçarja është larguar me një person me të cilin ishte në kontakt të vazhdueshëm tash e një kohë.
Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.