Tifozët e mllefosur me lojtarët e Lirisë, afaristi Shkodran Kryezi kërkon përgjegjësi nga menaxhmenti
Situata me ekipin e futbollit të Lirisë nuk është aspak e mirë pas kthimit në Superligë për shkak të rezultateve të dobëta.
Humbja turpëruese 4-0 në shtëpi nga Gjilani, ka nxitur tifozët “Arpagjikët” që të revoltohen ndaj lojtarëve, duke iu kërkuar t’i zhveshin fanellat.
Këtij reagimi të tyre i është bashkuar edhe afaristi i njohur prizrenas, Shkodran Kryeziu, i cili financon futbollin vendas.
“Si tifoz dhe qytetar i Prizrenit, plotësisht e ndaj shqetësimin dhe revoltimin e tifo-grupit “Arpaxhikët” rreth situatës me Lirinë. Por para se të kritikohen lojtarët, është koha e dhënies së përgjegjësisë nga menaxhmenti dhe drejtuesit e klubit që po e fundosin shpresën e fundit të prizrenasve. I bashkohem thirrjes për dhënie të llogarisë. Liria meriton më shumë 🙏”, ka shkruar ai në Facebook.