Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë dhe Suharekë, kaq është vlera e tyre
Një grua në Suharekë ka raportuar se ka pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Ndërsa një grua tjetër në Prishtinë ka njoftuar Policinë se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
“FALSIFIKIM I PARASË- Suharekë 05.12.2023-09:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.”
“FALSIFIKIM I PARASË- Prishtinë 29.11-05.12.2023-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.”