Prokuroria në Prizren: 9 aktakuza kundër 12 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) person është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së. Një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së, si dhe dy (2) persona janë ndaluar se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *