Një autobus vetaksidentohet në magjistralen Gjakovë–Prizren, lëndohen tre persona

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi” është vetaksidentuar rëndë në mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë – Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë lënduar tre persona.

“Tre persona janë lënduar në këtë aksident që ka ndodhur. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë, kurse dëmet materiale janë të mëdha. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës”, kanë thënë nga Policia e Gjakovës

Ndërsa pronari i autosallonit, Shkelzen Bushati ka publikuar pamjet kur autobusi futet në oborrin e kompanisë dhe shkakton dëme të mëdha materiale.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka deklaruar se dyshon se si pasojë e këtij aksidenti janë shkaktuar dëme në vlerë të rreth 200 mijë eurove.

“Sot, në ora 03:00 të mëngjesit, në hapësirat e autosallonit XENI, është vetë aksidentuar Autobusi i firmës “Shpejtimi”, i cili ishte duke qarkulluar në magjistralen Gjakovë-Prizren, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për kompanin tonë. Vetëm nga aksidenti i sotëm, në automjetet e sallonit, janë shkaktuar dëme në vlerën rreth 200.000 euro, duke mos llogaritur këtu dëmet në infrastrukturën rrethuese”, ka shkruar Bushati.

https://www.facebook.com/Peralta1456/posts/1996576070726856

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *