Dy ngasësve nga Prizreni iu merren përkohësisht patentë shoferët për shkak të grumbullimit të pikëve negative
Policia e Kosovës njofton se, me qëllim që të krijoj siguri në komunikacion dhe më qëllim të parandalimit të aksidenteve ndalon kundërvajtësit në komunikacion.
Kundërvajtësve iu tërhiqet vërejtja ose u shqiptohen gjoba bazuar në shkeljen e bërë, përveç gjobave kundërvajtësve iu regjistrohen edhe pikë negative.
Kur pikët negative grumbullohen si pasojë juridike të vendimeve të plotfuqishme, për shoferin e mjetit që ka shkaktuar kundërvajtje të caktuara, sipas ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të numrit të pikave të grumbulluara negative (nëntë (9) pikë negative), pason marrja e përkohshme e patentë shoferit për kohën e caktuar bazuar në pikëte grumbulluara.
Bazuar në ligjin e lartpërmendur sot në Prizren nga zyrtarët përgjegjës të policisë të Stacionit Policor të Prizrenit dy ngasësve iu është shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm të patentë shoferit dhe atë si më poshtë:
-Kundërvajtësi K.H –viti i lindjes 2002 i shqiptohet masa mbrojtëse:
Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.
-Kundërvajtësi B.K –viti i lindjes 2004 i shqiptohet masa mbrojtëse:
Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik për të gjitha kategoritë në kohëzgjatje prej nëntë (9) muaj.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim, thuhet në fund të këtij njoftimi.