Arrestohet një person për ngacmim seksual në Prizren
Një person është arrestuar në Prizren pasi që ngacmoi seksualisht një femër.
Policia njofton se i dyshuari ishte futur në shtëpinë e viktimë edhe kishte ngacmuar seksualisht atë.
E me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka hyr në shtëpinë e viktimës femër kosovare dhe ka ngacmuar seksualisht viktimën. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.