Raportohet për një person të zhdukur në fshatin Malësi e Re të Prizrenit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në fshatin Malësi e Re të komunës së Prizrenit.
Vëllai i viktimës kërkojë ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Po ashtu, në raportin e PK-së raportohet se viktima vuan nga epilepsia.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se vëllai i saj viktima mashkull kosovar që vuan nga epilepsia ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.