Arrestohet njëri nga gjashtë familjarët që u shpallën në kërkim nga policia, pas një përleshje ku u përdorën armët në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar A.L, njërin nga gjashtë personat që ishin në kërkim nga autoritetet.
A.L dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 27.05.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin A. L (viti i lindjes 1957, mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.
Policia shton tutje se i njëjti në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.
“Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim te dyshuarin për 48 ore .Rasti është nen hetime”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Ndryshe, të hënën, policia përmes një komunikate bëri të ditur se është në kërkim të gjashtë personave nga Prizreni.