“Hoteli duhet të jetë me 4 yje”, Komuna e Dragashit hap tender 20mijë euro për një shëtitje në Itali
20 mijë euro do t’i kushtojë buxhetit të Dragashit një shëtitje në Itali. Asamblistët dhe stafi komunal do të nisen për në Itali-Venecia, duke qëndruar për 4 netë mjaft luksoze.
Kuvendi i Komunës në Dragash ka hapur tender për të dërguar asamblistët komunal dhe stafin e komunës në një vizitë në Republikën e Italisë.
Vizita në Itali për stafin dhe asamblistët ditë dhe do ti kushtojë buxhetit të Dragashit, 20 mijë euro.
“Vizita studimore e asamblistave komunal dhe stafit te Kuvendit te Komunës së Dragashit
për në Republikën e Italisë (Venecia) 26 persona – 4 natë dhe 5 ditë si dhe elemente tjera të
specifikuara në dosjen e tenderit”, thuhet në njoftimin e kontratës.
Pesë qytetet e Italisë që do të vizitohen nga stafi komunal dhe asamblistët e komunës së Dragashit janë: Verona, Venecia, Bologna Florence dhe Pisa.
Sipas, përshkrimit në njoftimin e kontratës, do të jetë një shëtitje bajagi luksoze.
“Hoteli duhet të jetë me 4 yje dhe akomodimi ne dy shtretër në dhomë ndërsa një dhomë duhet të jetë e veçantë për një person dhe një dhomë për tre persona)”, thuhet në përshkrim. /Insajderi
Gjithsej në këtë vizitë do jenë 26 pjesëmarrës.