Dyshohet për dhunimin e një gruaje në Suharekë, arrestohen tre persona
Tre persona janë arrestuar dje në Suharekë nën dyshimin se e kanë dhunuar një grua.
Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar me vendim të prokurorit.
Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.