Rasti i vrasjes së 26 vjeçarit në Prizren, Policia: I dyshuari shtetas i Turqisë është dërguar në mbajtje
A.Th, 26 vjeçar vdiq mbrëmë pasi u ther me thikë e më pas u hodh në rrugë në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi
“Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë.”
Bytyqi ka bërë të ditur se lidhur me rastin është arrestuar një person.
“I dyshuri lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.”
Ndërkaq në raport është bërë e ditur se i dyshuari është shtetas i Turqisë.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.”