Policia në Prizren arreston tre persona për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës
Janë arrestuar tre persona, pasi Policia ka pranuar informata për kanosje me armë në lagjen “Arbana” në Prizren.
Dy vëllezër pas një mosmarrëveshje me një fqinj janë fjalosur dhe më pas i dyshuari ka hyrë në shtëpinë e tij dhe më pas ka shtënë me armë dy herë. Pas të shtënave ankuesit janë larguar dhe e kanë njoftuar policinë.
“Ankues vëllezër ne mes veti pas një mosmarrëveshje me fqinj e tyre A H ,fillimesh janë fjalosur dhe me pas i dyshuari ka hyr ne shtëpinë e tije ku ka nxjerrë një armë ku sipas tyre ka shtëne dy herë. Pasi janë dëgjuar te shtënat e armës ankuesit janë larguar dhe me pas kanë njoftuar policin. “
Policia ka arrestuar D.H (1995) i cili dyshohet se ka kanosur D.Q (1989) dhe D.Q (1987)
“Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit D.H. (viti i lindjes 1955) i cili dyshohet se ka kanosur me armë zjarri ankuesit: D.Q . (viti i lindjes 1989) dhe .D.Q (viti i lindjes 1987).”
Njësitet policore gjatë hetimit të rastit ka gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë e provave materiale :
- Një Pistoleta VZOR 50 cal.7.65 mm
- Një karikator i zbrazur dhe 26 fishekë
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Të dyshuari janë shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren, pas intervistimit ne lidhje me rastin Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarave ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Kanosje”, “Armë mbajtjeje pa leje” dhe “Përdorimi i armës”.