Edhe sot nxehtë, pasdite mundësi për stuhi të lokalizuara shiu e breshëri
Mot jostabil paraqitet ditën e premtë. Megjithëse do të ketë më shumë intervale me diell, orëve të pasdites në pjesë të vendit zhvillohen kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima, pa përjashtuar mundësi që të evoluojnë në stuhi të lokalizuara me erëra të fuqishme çasti, reshje më të theksuara dhe breshër.
Temperaturat minimale zbresin në 19C e 22C, e maksimalet shkojnë në 33C e 36C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-7m/s, njofton Prishtina Weather.
Stuhi shiu e breshëri ka gjasa të zhvillohen në pjesë të vendit ditën e shtunë, derisa mbetet ende nxehtë me temperatura maksimale deri në 32C.
Më pak gjasa për të reshura do të ketë ditën e diel, derisa të hënën sërish priten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima në pjesë të vendit, me temperatura që zbresin nën 30C.