Hoti flet për herë të parë pas rrëzimit të Qeverisë: Të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka folur për herë të parë që pas rrëzimit të Qeverisë Hoti.
Në një konferencë për media, Hoti ka bërë thirrjë që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021.
“Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrën tonë. Është obligim kushtutes që të shpallim datën e zgjedhjeve brenda afatit kushtutes. Ne do t’i kryejmë obligimet tona. Do të jemi në krye të detyrës për tu marrë me obligimet qe i kemi karshi qytetarëve të vendit. Për të cilët kemi treguar rezultate të mira. Kuvendi të mos shpërndahet pa u miratuar buxheti për vitin 2021”, tha Hoti.
Hoti tha se për këtë ka biseduar me të gjitha grupet parlamentare dhe sipas tij ka gatishmëri për miratim.
“Kam biseduar me të gjithë grupet parlamentare, ka gatishmëri për miratimin e buxhetit”, tha ai.