Arrestohet 20-vjeçari në Prizren, dyshohet se me forcë i kishte marrë qaforen e arit viktimës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur që të arrestoj O.H., 20 vjeç, i dyshuar për grabitje në rrugën “Nazim Pula” në Prizren.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrin në 1000 euro.

Ndër të tjera thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Me datën 27.07.2024, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit O.H. (viti i lindjes 2004 m/sh/sh).

Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 22.07.2022 rreth orës 10:50 në rrugën ‘’Nazim Pula’’ n)ë Prizren tek tyrbja afër QKMF-së në Prizren. I dyshuari me forcë ka arrit nga viktima (S.M), t’i grabit qaforen e arit dhe një lirë ku sipas viktimës vlera arrin në 1000 euro.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *